Ushtarët e Kim Jong Un po vdesin nga uria

Azia

Ushtarët e Kim Jong Un po vdesin nga uria

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 12:02
Kim Jong Un

Në Korenë e Veriut nuk ka dallim gjinor kur bëhet fjalë për ushtrinë, si burrat ashtu edhe gratë duhet t’i bashkohen forcave të armatosura. Forcat speciale të Kim Jong Un kanë qëndruar në ushtri për 13 vjet.

Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm dhe shumica e të rinjve regjistrohen në ushtri pas shkollës së mesme. Ata me arsim të lartë shërbejnë vetëm pesë vjet, ndërsa ata që kanë përfunduar degët e inxhinierisë apo të shkencave natyrore shërbejnë vetëm për tre vite. Ish-udhëheqësi i vendit Kim Jong II dëshironte të inkurajonte të rinjtë të studionin shkencat.

Vështirësia kryesore me të cilën përballen forcat e armatosura në vend është uria e madhe që duhet të përballojnë. Ushtarët e forcave speciale trajtohen mirë, por ata që kryejnë shërbimin ushtarak jashtë kryeqytetit ushqehen me dy ose tre patate, por edhe me misër dhe oriz të papërpunuar.

Për shkak të kësaj diete ushqimore, ushtarët e Koresë së Veriut janë disa centimetra më të shkurtër se homologët e tyre koreano-jugorë, shkruan Adam Cathcart.

Pavarësisht sasisë së pakët të ushqimit, ushtarët janë të detyruar jo vetëm të stërviten, por edhe të ndihmojnë fermerët në arat e orizit. Shumë prej tyre janë jashtëzakonisht të dobët e të uritur dhe shumë të dëshpëruar pasi e kanë të pamundur të shpëtojnë nga kjo gjendje.

Policia ushtarake është gjithmonë në kërkim të dezertorëve që ikin për ushqim. Ndonjëherë këta ushtarë vjedhin fshatarët dhe nëse gjejnë diçka për të ngrënë e vjedhin pa u menduar dy herë.

The Guardian shkruan se disa oficerë të lartë urdhëruan ushtarët të vidhnin ushqim dhe nëse do të kapeshin nga fshatarët, ata do dënoheshin. Gjysma e ushtarëve kthehen në shtëpi duke vuajtur pasojat e kequshqyerjes dhe shumë prej tyre dërgohen në shtëpi para kohe për t’u shëruar. Pjesa më e madhe e tyre për shkak të rënies në peshë e kanë të pamundur të ecin, kështu që prindërit e tyre duhet t’i marrin dhe t’i ushqejnë për të rifituar edhe njëherë forcën e tyre. Kur ata të stabilizohen fizikisht, janë të detyruar të rikthehen në ushtri për të përfunduar vitet që u kanë mbetur.

Me fat janë vetëm ata që shërbejnë në forcat speciale ose që kanë oficerë të mirë që kujdesen për shëndetin e tyre. Nga ana tjetër, fatkeqët vdesin nga uria para se prindërit t’i ndihmojnë. Për shkak të gjithë kësaj situate, shërbimi ushtarak në Korenë e Veriut konsiderohet si një nga më mjeranët në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat