Irani mbyll kufijtë tokësorë për 15 ditë për shkak të variantit Omicron

Azia

Irani mbyll kufijtë tokësorë për 15 ditë për shkak të variantit Omicron

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Irani duke filluar nga sot mori vendim për të mbyllur kufijtë tokësorë të vendit për 15 ditë në kuadër të masave të ndërmarra kundër variantit Omicron të COVID.

Rouhollah Latifi, zëdhënësi i doganave në një deklaratë për Agjencinë e Lajmeve të Punëtorëve Iranianë (ILNA) dha informacione lidhur me masat e reja të marra për shkak të variantit Omicron.

Ai tha se kufijtë tokësorë do të jenë të mbyllura për 15 ditë për kalimin e udhëtarëve por hyrjet dhe daljet tregtare do të vazhdojnë.

“Vendimi është marrë në kuadër të kërkesës nga Bordi Kombëtar për Luftën ndaj Koronës me qëllim për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron”, theksoi Latifi i cili shtoi se që nga sot do të jenë të mbyllur kufijtë tokësorë me Turqinë, Irakun, Afganistanin, Azerbajxhanin, Armeninë dhe Pakistanin.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe në pikat kufitare tokësore mund të kryejnë hyrje-dalje ata të cilët kanë leje qëndrimi të përhershme, vizë arsimi, tregtare dhe shëndetësore. Latifi tha se aktivitetet tregtare do të vazhdojnë si më parë.

Zëdhënësi i doganave nënvizoi se pikat kufitare mes Turkmenistanit dhe Iranit nuk janë hapur për kalimin e udhëtarëve që nga fillimi i pandemisë e deri më sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat