Rrëzohet helikopteri në brigjet e Izraelit verior

Azia

Rrëzohet helikopteri në brigjet e Izraelit verior

Më: 3 janar 2022 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Një helikopter u rrëzua në brigjet e Mesdheut të Izraelit verior të hënën vonë, tha një zyrtar izraelit.

Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti për shkak se ngjarja ishte ende duke u zhvilluar, tha se një operacion kërkimi dhe shpëtimi ishte duke u zhvilluar, shkruan AP.

Helikopteri u rrëzua pranë qytetit verior të Haifës.

Nuk kishte detaje të tjera për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat