Koreja e Veriut lëshon një predhë të paidentifikuar në det

Azia

Koreja e Veriut lëshon një predhë të paidentifikuar në det

Më: 5 janar 2022 Në ora: 07:32
Nobuo Kishit

Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut ka deklaruar që Koreja e Veriut ka lëshuar një predhë të paidentifikuar në det. Roja bregdetare japoneze, e cila raportoi fillimisht lëshimin tha se mund të ishte një raketë balistike, por ende nuk e ka konfirmuar këtë gjë.

Agjencia e inteligjencës së Koresë së Jugut dhe ajo amerikane po hetojnë ngjarjen. Sipas “Reuters”  Ministri i Mbrojtjes së Japonisë Nobuo Kishit tha se raketa balistike fluturoi rreth 500 km. Lëshimi i raketës vjen disa ditë pasi lideri koreano-verior Kim deklaroji se Pheniani do të vazhdojë të forcojë aftësitë e tij mbrojtëse për shkak të një mjedisi gjithnjë e më të paqëndrueshëm ushtarak në gadishullin Korean.

Kryeministri japonez Fumio Kishida e quajti lëshimin si diçka për tu ardhur keq raporton “BBC”. Në vitin 2021, Koreja e Veriut e zhvillojë programin e saj të armëve në atë që media shtetërore e vendit e ka quajtur si testimi i një rakete të re hipersonike, rakete balistike me bazë treni dhe një raketë të re lundrimi me rreze të gjatë. Testet vijnë ndërsa Pheniani lufton me mungesën e ushqimit për shkak të një bllokadë të koronavirusit që ka prekur ekonominë e tij.

SHBA i ka bërë thirrje Koresë së Veriut të heqë dorë nga armët e saj bërthamore dhe marrëdhënia midis dy vendeve ka qenë e tensionuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat