India regjistron vdekjen e parë nga varianti Omicron

Azia

India regjistron vdekjen e parë nga varianti Omicron

Më: 6 janar 2022 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Një burrë 74-vjeçar që vdiq në shtetin perëndimor të Rajasthan, ishte vdekja e parë e Indisë me variantin Omicron, thanë dje nga ministria e shëndetësisë atje, shkruan BBC.

Bëhet e ditur se burri vuante nga diabeti dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

India ka raportuar 2 mijë e 630 raste të Omicron deri më tani.

U raportuan më shumë se 90 mijë raste të enjten – një rritje gati gjashtëfish gjatë javës së kaluar që ekspertët thonë se është nxitur nga varianti Omicron.

India regjistroi 325 vdekje në 24 orët, por vetëm një ka qenë e lidhur me Omicron, thanë zyrtarët.

“Teknikisht kjo është një vdekje e lidhur me Omicron. Ai ishte një person i moshuar që kishte diabet dhe sëmundje shoqëruese,” tha sekretari i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë, Lav Agarwal në konferencën e përditshme për shtyp të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat