Kaos në Kazakistan, mbi 2 000 të arrestuar

Azia

Kaos në Kazakistan, mbi 2 000 të arrestuar

Më: 6 janar 2022 Në ora: 18:24
Kazakistan

Një shpërthim dhe të shtëna me armë janë dëgjuar afër sheshit qendror të Almaty-t, qytetit më të madh në Kazakistan ditën e sotme. Në të njëjtën kohë, automjetet ushtarake u panë duke u nisur drejt sheshit, sipas Reuters.

Sipas dëshmitarëve, të shtënat janë dëgjuar nga zona ku ndodhet zyra e kryebashkiakut në Almaty, e cila u sulmua nga protestuesit të mërkurën.

Bëhej fjalë për ushtarë që kanë qëlluar mbi protestuesit dhe makinat në sheshin qendror të qytetit.

Ndërkohë gjatë incidenteve mbetën të vrarë dhjetëra protestues dhe 12 policë, ndërsa u dogjën disa ndërtesa qeveritare. Sipas autoriteteve, një punonjës policie u gjet me kokë të prerë. Kurse, deri më tani janë bërë të paktën dymijë arrestime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat