26 të vdekur nga protestat në Kazakistan

Azia

26 të vdekur nga protestat në Kazakistan

Më: 8 janar 2022 Në ora: 08:26
Pamje nga Kazakistani

Ka shkuar në 26 numri i viktimave nga protestat e përgjakshme në Kazakistan. Lajmin e konfirmon Ministria e Brendshme e Kazakistanit.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se vazhdon operacioni i filluar nga forcat e sigurisë në kuadrin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Më tej theksohet se situata është vendosur nën kontroll, janë pastruar ndërtesat administrative dhe bashkive në të gjitha qytetet dhe se në të gjithë vendin janë formuar 70 pika kontrolli.

“Forcat e sigurisë, vendosën rregullin shoqëror në qytetin Almaty dhe kanë marrë në mbrojtje vendet strategjike. Vazhdon operacioni për pastrimin e rrugëve”, thuhet në deklaratë.

Niveli i rrezikut nga terrori është rritur në “të kuqe kritike” njoftohet në deklaratën ku bëhet e ditur se kanë humbur jetën 26 protestues dhe 18 të tjerë janë plagosur.

Gjithashtu thuhet se në ngjarje janë arrestuar mbi 3 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat