Parlamenti i Irakut zgjedh kryetarin e ri

Azia

Parlamenti i Irakut zgjedh kryetarin e ri

Më: 9 janar 2022 Në ora: 19:31
Parlamenti i Irakut zgjedh kryetarin e ri

Parlamenti i Irakut mbajti seancën e tij të parë të dielën gjatë së cilës zgjodhi ligjvënësin Suni Mohammed al-Halbousi si kryetar, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qeverie të re, tre muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Kryesuesi i përkohshëm i parlamentit, Mahmoud al-Mashahadani, kishte ndërprerë më herët seancën pasi secili nga grupimet politike konkurruese pretendoi se kishte shumicën, gjë që shkaktoi debate të ashpra mes ligjvënësve.

Vetë 73 vjeçari Mashahadani, anëtari më i moshuar i parlamentit u sëmur më pas papritur dhe u dërgua në spital. Një kryesues i ri u cakua për ta drejtuar seancën e cila rifilloi në mbrëmje.

Parlamenti ka afat 30 ditë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, i cili më pas do t'i kërkojë grupimit më të madh parlamentar të formojë qeverinë./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat