Zjarri në kampin e refugjatëve lë mijëra persona të pastrehë

Azia

Zjarri në kampin e refugjatëve lë mijëra persona të pastrehë

Më: 10 janar 2022 Në ora: 07:38
Bangladesh

Mbi pesë mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë pasi një zjarr ka shpërthyer në kampin e refugjatëve Rohingya, në juglindje të këtij vendi.

"Rreth një mijë e 200 shtëpi u dogjën nga zjarri”, ka thënë të dielën, Kamran Hossain, zëdhënës i Policisë, i cili drejton sigurinë në kamp.

Hossain tha se zjarri filloi në kampin 16 dhe u përhap nëpër strehimore të bëra prej bambuje dhe pëlhure gomuar, duke lënë më shumë se pesë mijë njerëz të pastrehë, tha ai.

“Zjarri filloi në orën 16:40 dhe u vu nën kontroll rreth orës 18:30”, tha ai për AFP-në.

Mohammed Shamsud Douza, një zyrtar i qeverisë së Bangladeshit i ngarkuar për refugjatët, tha se punonjësit e urgjencës e kishin vënë zjarrin nën kontroll, teksa shton se shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur.

Në mars të vitit të kaluar, 15 njerëz vdiqën dhe rreth 50,000 mbetën të pastrehë në Bangladesh pasi një zjarr i madh shkatërroi shtëpitë në Rohingya - vendbanimin më të madh të refugjatëve në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat