Koronavirusi bllokon 20 milionë njerëz në Kinë

Azia

Koronavirusi bllokon 20 milionë njerëz në Kinë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

58 raste pozitive të konfirmuara të hënën me koronavirus kanë mjaftuar për të bllokuar  më shumë se 5 milionë banorë në Kinë.

Autoritetet shëndetësore vendosën kufizime në qytetin Anyang, si pjesë e të ashtuquajturës “strategji zero-Covid” që Kina ka aplikuar prej javësh, ku qytete të tëra janë bllokuar pas identifikimit të disa rasteve të vetme me Covid-19. Kjo strategji u prezantua në momentet më kritike të pandemisë, kur u tentua të eliminohej çdo rrezik i përhapjes së infeksionit.

Anyang, i cili ndodhet në provincën e Henanit është qyteti i tretë më i madh ku është vendosur një bllokim në javët e fundit, pas zbulimit të disa rasteve me koronavirus. Qyteti i parë që u bllokua ishte Xi’an, ku jetojnë 12 milionë njerëz dhe që ndodhet në provincën Shaanxi, ndërsa qyteti i dytë është Yuzhou, që ka 1.2 milionë banorë dhe ndodhet në provincën Henan. Në total, janë pothuajse 20 milionë njerëz në izolim në Kinë.

Banorët e Anyangut janë urdhëruar që të mos dalin nga shtëpitë e tyre, përveç rasteve të jashtëzakonshme. Aktualisht është e paqartë se sa do të zgjasë bllokimi.

Sidoqoftë, situata më shqetësuese është ajo e Tianjin, një qytet i madh rreth 100 kilometra larg Pekinit, ku u regjistrua një shpërthim në një shkollë dhe ku u zbuluan dy të infektuar si pasojë e variantit Omicron. Për momentin ky qytet nuk është bllokuar, ndërsa testi Covid iu është imponuar të kryhet 15 milionë banorëve të tij.

Rastet e zbuluara në Tianjin janë shqetësuese për shkak të afërsisë së këtij qyteti me Pekinin dhe afrimit të Vitit të Ri Kinez me datë 1 shkurt, ku qindra miliona qytetarë udhëtojnë brenda vendit për t’u takuar me të afërmit e tyre. Një problem tjetër konsiderohet edhe organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, të cilat pritet të fillojnë me datë 4 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat