Kina ndalon shitjen e biletave për Olimpiadë për shkak të pandemisë

Azia

Kina ndalon shitjen e biletave për Olimpiadë për shkak të pandemisë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 08:39
Pekin, fotografi nga arkivi.

Kina ka anuluar shitjen e biletave për publikun për Olimpiadën Dimërore që do të mbahet në Pekin, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Organizatorët thanë se vetëm një grup i përzgjedhur i shikuesve do të ftohen që të marrin pjesë në këtë ngjarje dhe ata do t’i nënshtrohen protokolleve strike me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Pekini veçse ka njoftuar se nuk do të lejojë pjesëmarrjen e tifozëve të huaj në Olimpadën që do të nisë më 4 shkurt. Atletët dhe pjesëmarrësit e tjerë duhet që të ndjekin protokolle strikte shëndetësore gjatë këtyre lojërave.

Kina po ndjek politikën e njohur si ‘zero COVID’, edhe pse ky shtet ka përjetuar disa shpërthime të infektimeve për shkak të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit. Rastet e para me këtë variant në Kinë u raportuan më 15 janar.

Ndërkaq, një studim në Izrael sugjeron se doza e katërt e vaksinës kundër koronavirusit ofron vetëm mbrojtje të kufizuar ndaj Omicronit.

Rezultatet paraprake në studimin e kryer me personat që morën dozën e katërt të vaksinës Pfizer apo Moderna “kanë treguar se vaksinat janë të sigurta dhe kanë prodhuar një sasi të konsiderueshme të antitrupave, por vaksinat janë pjesërisht efektive në mbrojtjen ndaj variantit Omicron”, tha ekipi i Qendrës Shëndetësore Sheba.

Doza e tretë dhe e katërt, megjithatë konsiderohen se janë shumë efektive ndaj varianteve paraprake të COVID-19.

Izraeli nisi dhënien e dozave përforcuese verën e kaluar dhe ka miratuar edhe dhënien e dozës së katërt për personat e moshuar dhe ata më të cenueshëm. Gjetjet e këtij studimi mund të kenë ndikim lidhur me atë nëse autoritetet do të vendosin që të zgjerojnë fushatën e imunizimit me dozën e katërt edhe te popullata e përgjithshme./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat