Përplasje në një klub nate, vdesin 19 persona

Azia

Përplasje në një klub nate, vdesin 19 persona

Më: 25 janar 2022 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Nëntëmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur në një klub nate në provincën Papua Perëndimore të Indonezisë, thanë zyrtarët të martën.

Kjo pasi dy grupe u përleshën në klub duke sulmuar njëri-tjetrin me hanxharë, shigjeta dhe kokteje molotov, tha zëdhënësi i policisë kombëtare, Ahmad Ramadhan, shkruan AP.

Policia evakuoi vizitorët gjatë përleshjes, por më vonë zjarrfikësit gjetën 18 trupa në një nga dhomat brenda ndërtesës.

Një tjetër person i gjetur i vdekur ishte anëtar i një grupi të përfshirë në luftime.

Policia po heton ende se çfarë e shkaktoi përplasjen dhe nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo aksidental.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat