Koreja Veriore dyshohet se ka testuar dy raketa lundruese

Azia

Koreja Veriore dyshohet se ka testuar dy raketa lundruese

Më: 25 janar 2022 Në ora: 10:38
Pamje nga testimet e raketave lundruese në të kaluarën.

Koreja Veriore dyshohet se ka lëshuar dy raketa lundruese të martën, ka thënë Seuli, duke shënuar testimin e pestë të raketave këtë vit.

Herën e fundit kur Koreja Veriore ka testuar kaq shumë raketa brenda një muaji ka qenë më 2019, vit kur kanë dështuar negociatat në mes të liderit Kim Jong Un dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Këtë vit Phenjani ka testuar një mori raketash, duke përfshirë ato hipersonike, pasi Kim ka përsëritur përkushtimin për modernizim të ushtrisë, në një fjalim të mbajtur në muajin dhjetor.

Uashingtoni është përgjigjur me sanksione të reja.

“Koreja Veriore dyshohet se ka testuar dy raketa lundruese”, ka thënë shefi i stafit të Koresë Jugore, pa dhënë hollësi tjera.

Raketat lundruese nuk ndalohen me sanksionet aktuale të Kombeve të Bashkuara ndaj Koresë Veriore dhe Seuli nuk raporton për to në kohë reale, sikurse për testimet e raketave balistike.

Hera e fundit kur Koreja Veriore ka testuar raketa lundruese, ka qenë shtatori i vitit 2021.

Një zyrtar i ushtrisë së Koresë Jugore, ka thënë për agjencinë e lajmeve Yonhap, se “nëse një raketë e tillë do të lëshohet drejt jugut, sistemet tona të zbulimit nuk e kanë problem ta luftojnë atë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat