Kina premton ndihmë financiare për shtetet e Azisë Qendrore

Azia

Kina premton ndihmë financiare për shtetet e Azisë Qendrore

Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:29
Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka premtuar 500 milionë dollarë ndihmë gjatë tre vjetëve të ardhshme për shtetet e Azisë Qendrore, për të forcuar ekonomitë dhe sigurinë e tyre.

Presidenti Xi tha se fondet do të përdoren “në projekte që përfshijnë jetën e njerëzve”.

Këto komente ai i bëri gjatë një samiti online me liderët e Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit për të shënuar 30-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike midis Pekinit dhe pesë ish-shteteve sovjetike.

Lideri kinez po ashtu u zotua se do të dhurojë 50 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit për këto shtete gjatë këtij viti. Ai tha se Pekini po ashtu mund të transferojë te këto shtete teknologjinë për prodhimin e vaksinave.

Kina ka kërkuar që të thellojë raportet me shtetet e rajonit, por ka qenë e kujdesshme pasi Moska i sheh ish-republikat sovjetike si pjesë e të ashtuquajturës sferë të ndikimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat