Herzog bëhet presidenti i parë izraelit që viziton Emiratet

Azia

Herzog bëhet presidenti i parë izraelit që viziton Emiratet

Më: 30 janar 2022 Në ora: 11:12
Isaac Herzog

Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka udhëtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe të dielën, duke shënuar vizitën e parë të ndonjë presidenti në këtë shtet të Gjirit.

Herzog është shoqëruar nga gruaja e tij në vizitën dyditore.

Ai do të takohet me Princin e kurorës së Abu Dabit dhe udhëheqësin de facto të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Sajid Al Nahjan.

“Unë sjell me vete bekimet dhe mesazhin e paqes për njerëzit e gjithë rajonit”, ka thënë Herzog.

Përgjatë vizitës, Herzog do të takohet edhe me komunitetin e hebrenjve, është thënë në deklaratën e lëshuar nga zyra e tij.

Në muajin dhjetor, kryeministri izraelit, Naftali Bennett është bërë kryeministri i parë i Izraelit që ka vizituar Emiratet.

Izraeli ka nënshkruar marrëveshje me Emiratet dhe Bahrejnin më 2020 për të krijuar marrëdhënie diplomatike.

Prej atëherë, dy shtetet arabe, dhe vendet fqinje, Egjipti dhe Jordani kanë mbajtur marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Vitin e kaluar, Emiratet kanë hapur ambasadë në qytetin Tel Aviv të Izraelit.

Përgjatë kësaj periudhe janë krijuar edhe fluturime direkte mes dy shteteve.

Arsyet ekonomike besohet se janë kryesoret për këtë qasje afruese, mirëpo këto shtete janë edhe duke formuar aleancë kundër Iranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat