Rekord rastesh ditore me COVID-19 në Korenë e Jugut

Azia

Rekord rastesh ditore me COVID-19 në Korenë e Jugut

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 10:12
Kore e Jugut

Koreja e Jugut  ka tejkaluar një milion raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, pasi zyrtarët shëndetësorë raportuan një rekord ditor prej 38 mijë e 691 infeksione të reja të nxitura nga shpërthimi i variantit Omicron.

Rasti i parë atje u konfirmua më 20 janar të vitit 2020 dhe shpejt u bë vendi i parë pas Kinës që luftoi me një shpërthim të madh të këtij virusi, shkruan Reuters.

Vdekjet kanë mbetur të ulëta në Korenë  e Jugut, për shkak të numrit të madh të të vaksinuarve, megjithatë që nga e shtuna, u raportuan 15 vdekje të reja.

Autoritetet thanë se rastet ditore janë gati pesë herë më të larta se dy javë më parë, kur varianti Omicron filloi të dominojë, por infeksionet serioze kanë mbetur në nivele të menaxhueshme deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat