Kush është specialisti që gërmoi për orë të tëra me duar për të nxjerrë vogëlushin nga pusi?

Azia

Kush është specialisti që gërmoi për orë të tëra me duar për të nxjerrë vogëlushin nga pusi?

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 10:48
Ali El Jajaoui shkoi te shpëtimtarët për të ndihmuar

Kur dëgjoi për Rayan-in, fëmijën që ra në një pus 30 metra të thellë ndërsa luante në rrethinat e Tamrout, nuk hezitoi dhe u nis menjëherë nga fshati i tij për të vënë në dispozicion njohuritë e tij në hapjen e puseve.

Ali El Jajaoui shkoi te shpëtimtarët për të ndihmuar, ai është specialist shpimi dhe vjen nga Erfoud, në Marokun jugor.

Fatkeqësisht, ndihma e tij nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar vogëlushin. Ishte ideja e tij për tunelin lidhës  mes kraterit dhe pikës ku Rayan kishte rënë.

Kur buldozerët u larguan, Aliu me tre burra të tjerë gërmuan me dorë. Ishte një punë që zgjati orë të tëra, sepse ai u fut në krater të premten dhe doli prej atje të shtunën mbrëma pas përfundimit të operacionit.

Por ishte gjithashtu një përpjekje delikate shpëtimi, sepse shkëmbi, pengesa e fundit midis kazmave dhe pesëvjeçarit, mund të shembej dhe të binte mbi ekipet e shpëtimit.

Ali El Jajaoui, i duartrokitur nga turma sa herë që shikonte jashtë për të pirë apo për të pushuar, u bë i njohur në të gjithë vendin deri në fundin e hidhur të një historie që i mbajti njerëzit kudo në botë me sytë nga Maroku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat