Indi, një ortek bore bie mbi 7 ushtarë

Azia

Indi, një ortek bore bie mbi 7 ushtarë

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Një ortek bore goditi 7 oficerë të ushtrisë indiane në shtetin Aranchal Pradesh.

Orteku ra pas disa ditësh reshje bore në rajonin verilindor të Indisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, nënkoloneli Harsh Wardhan Pande tha se një ortek ka goditur një patrullë ushtarake prej 7 anëtarësh dhe ekipet e shpëtimit janë në terren.

Agjencia e lajmeve PTT raporton se në rrethin Kamenga Perëndimor në Aranchal Pradesh, bora ra për herë të parë pas 20 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat