Japonia merr qëndrim më të vendosur ndaj Rusisë

Azia

Japonia merr qëndrim më të vendosur ndaj Rusisë

Më: 18 mars 2022 Në ora: 23:07
Japonia merr qëndrim më të vendosur ndaj Rusisë

Në paletat që ngarkoheshin në një avion transporti të forcave ushtarake japoneze këtë muaj kishte jelekë antiplumb, helmeta, dhe paisje të tjera ushtarake jo-vdekjeprurëse. Kjo ishte një ngarkesë shumë ndryshe nga raketat, dronët dhe armë të tjera që vendet perëndimore u kanë dërguar ukrainasve që luftojnë kundër sulmit të Rusisë.

Sidoqoftë, vendimi i Japonisë për të dërguar paisje ushtarake në Ukrainë shënon një hap madhor për Tokion. Kushtetuta japoneze e ka mbajtur vendin prej dekadash larg konflikteve ushtarake.

"Ky lloj misioni është i pari për ne, por do të bëjmë ç'mundemi për t'ia dorëzuar sa më shpejt paisjet Ukrainës", shkruajti në Twitter ministri japonez i mbrojtjes.

Megjithëse zyrtarët japonezë thonë se nuk do të dërgojnë armë në Ukrainë, Japonia është pozicionuar në pararojë të përpjekjeve të Perëndimit për të ushtruar presion diplomatik dhe ekonomik ndaj Rusisë.

Japonia ka vendosur sanksione ndaj oligarkëve rusë, ka ngrirë asetet e bankave ruse dhe këtë javë revokoi statusin e vendit të preferuar në tregti për Rusinë.

Japonia ka dërguar gjithashtu 100 milionë dollarë asistencë urgjente humanitare për Ukrainën dhe lehtësoi procesin për të pranuar ukrainasit që i largohen luftimeve. Ky është një hap i rëndësishëm për një vend që ka hezituar të pranojë refugjatë.

Këto lëvizje jo vetëm që vënë në dukje zhvendosjen e Tokios drejt një politike të jashtme më të guximshme, por tregojnë edhe se Tokio ndjehet më e sigurtë në përafrimin e qëndrimeve me Perëndimin, për t'i dalë në mbrojtje parimeve në themel të rendit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat