Në Kinë regjistrohen vdekjet e para nga koronavirusi pas një viti

Azia

Në Kinë regjistrohen vdekjet e para nga koronavirusi pas një viti

Më: 19 mars 2022 Në ora: 10:14
Pamje nga Kina

Autoritetet shëndetësore të Kinës raportuan dy vdekje nga COVID-19 të shtunën, vdekjet e para që nga janari i vitit të kaluar, teksa vendi po lufton me një rritje të rasteve me variantin Omicron.

Vdekjet, të dyja në provincën verilindore Jilin, e çojnë numrin e vdekjeve nga koronavirusi në këtë vend në 4,638, që nga fillimi i pandemisë.

Kina raportoi 2,157 raste të reja të shtunën, me shumicën e rasteve në Jilin, raporton Guardian.

Provinca ka vendosur një ndalim udhëtimi, me njerëzit që kanë nevojë për leje nga policia për të udhëtuar përtej kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat