Pakistani zgjedh kryeministrin e ri

Azia

Pakistani zgjedh kryeministrin e ri

Më: 11 prill 2022 Në ora: 14:54
Udhëheqësi i koalicionit opozitar në Pakistan, Shahbaz Sharif (në mes).

Parlamenti i Pakistanit ka zgjedhur ligjvënësin opozitar, Shahbaz Sharif si kryeministër të ri të shtetit, një ditë pasi Imran Khan është rrëzuar në një botë mosbesimi.

Shahbaz Sharif, udhëheqës i një koalicioni opozitar ka punuar për të rrëzuar Khanin nga pushteti.

Votimi i mosbesimit kundër Khanit u mbajt pas ndërhyrjes së Gjykatës së Lartë.

Ai u përpoq të bllokonte një përpjekje të mëparshme për votimin e mocionit të mosbesimit kundër tij, duke shpërndarë Parlamentin dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Megjithatë, Gjykata e Lartë e vendit e mbështeti një peticion të opozitës, sipas të cilit veprimet e Khanit ishin jokushtetuese, dhe urdhëroi që votimi të vazhdonte.

Kundërshtarët e Khanit ndërmorën hapa kundër tij pas pakënaqësive në rritje me menaxhimin e tij të ekonomisë dhe prishjes së marrëdhënieve me ushtrinë e Pakistanit.

Sharif, 70 vjeç, vjen prej një dinastie të fuqishme politike të Pakistanit.

Vëllai i tij më i madh, Nawaz Sharif, ka qenë kryeministër me tre mandate - herën e fundit nga viti 2013 deri më 2017.

Ai udhëheq njërën nga partitë kryesore opozitare të Pakistanit, Lidhjen Myslimane Pakistaneze Nawaz (PMLN)./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat