Rasti i parë në Kinë i gripit të shpendëve H3N8

Azia

Rasti i parë në Kinë i gripit të shpendëve H3N8

Më: 27 prill 2022 Në ora: 11:49
Spërkatja e dezinfektuesit mbi pulat në një treg shpendësh në Kinë. Foto nga arkivi.

Kina ka raportuar rastin e parë të gripit të shpendëve H3N8 te njerëzit, por autoritetet shëndetësore thonë se rreziku i transmetimit nga njeriu te njeriu është i ulët.

Lloji H3N8 dihet se infekton kuajt, qentë dhe fokat, por nuk ishte zbuluar te njerëzit.

Ministria kineze e Shëndetësisë deklaroi se një djalë katër vjeçar, i cili jeton në provincën qendrore të Henanit, ishte pozitiv me llojin H3N8.

Ai u shtrua në spital në fillim të prillit me ethe dhe simptoma të tjera të gripit.

Familja e djalit të infektuar rrit pula dhe jeton në një zonë të banuar nga rosat e egra.

Siç është thënë, djali ishte infektuar drejtpërdrejtë nga shpezët.

Ministria e Shëndetësisë shton se rreziku i infeksionit në shkallë të gjerë është relativisht i vogël.

Megjithatë, autoritetet apelojnë që njerëzit të mos u afrohen zogjve të ngordhur apo të sëmurë dhe të vizitojnë mjekun në rast të temperaturës apo simptomave në frymëmarrje.

Rastet e transmetimit të gripit të shpendëve te njerëzit janë jashtëzakonisht të rralla./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat