Dhjetëra viktima nga shpërthimi në xhaminë në Kabul

Azia

Dhjetëra viktima nga shpërthimi në xhaminë në Kabul

Më: 29 prill 2022 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Të paktën dhjetë vetë u vranë dhe 20 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm që tronditi kryeqytetin afgan, Kabul, të premten, më 29 prill, njoftojnë agjencitë, duke cituar zyrtarë që thanë se cak i sulmit ishte xhamia.

Besmullah Habib, zëvendës i zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme afgane, tha të premten se bëhet fjalë për xhaminë Khalifa Aga Gul Jan, në perëndim të kryeqytetit afgan dhe se sulmi ndodhi në orën 14:00, sipas kohës lokale.

Qindra besimtarë erdhën për t’u lutur të premten e fundit të muajit mysliman të Ramazanit dhe xhamia ishte plot, thanë vendasit për Reutersin, duke rritur frikën se numri i të vdekurve mund të rritet më tej.

Forcat talibane kanë bllokuar atë pjesë të Kabulit, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme i emëruar nga talibanët, Mohammed Nafi Takor tha se nuk dihet se kush qëndron pas sulmit dhe se çfarë ishte lloji i eksplozivit.

Një burrë, i cili ishte në xhami, i tha Reutersit se shpërthimi i fuqishëm ndodhi gjatë lutjes dhe se ai mori djegie në krahë dhe këmbë.

Një infermiere nga një spital aty pranë, e cila nuk pranoi të identifikohej me emër, tha se ishin pranuar disa njerëz në gjendje kritike.

Një numër i madh civilësh janë vrarë në shpërthimet e javëve të fundit, disa prej të cilave janë marrë përsipër nga grupi i armatosur ISIL./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat