​Qindra arkivole e statuja të lashta u zbuluan pranë Kajros

Azia

​Qindra arkivole e statuja të lashta u zbuluan pranë Kajros

Më: 30 maj 2022 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Arkeologët pranë Kajros kanë zbuluar qindra arkivole të lashta egjiptiane dhe statuja bronzi të hyjnive të atëhershme, njoftoi sot Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve.

Statujat e perëndive Anubis, Amun, Mina, Osiris, Isis, Nefertum, Bastet dhe Hathor u zbuluan në varrezat në Saqqara, së bashku me një statujë pa kokë të arkitektit Imotep që ndërtoi piramidën.

Ministria tha se 250 arkivole, 150 statuja bronzi dhe sende të tjera datojnë nga periudha e vonë egjiptiane rreth 500 para Krishtit.

U gjet gjithashtu një instrument muzikor i njohur si asistrum, si dhe një koleksion enësh prej bronzi të përdorura në ritualet për të adhuruar perëndeshën Isis.

Arkivolet prej druri të pikturuara u gjetën të paprekura në varre dhe përmbanin mumie, amuleta dhe kuti druri.

Një arkivol përmbante papirus të ruajtur mirë të shkruar në hieroglifë, ndoshta vargje nga Libri i të Vdekurve, dhe u dërgua për studim në laboratorin e Muzeut Egjiptian në Kajro, tha Mostafa Vaziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat