Vendet islame kritikojnë ashpër Indinë pas komenteve fyese ndaj Islamit

Azia

Vendet islame kritikojnë ashpër Indinë pas komenteve fyese ndaj Islamit

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

India po përballet me zemërim të madh diplomatik nga vendet islamike, pasi që disa zyrtarë të lartë të partisë së fesë hindu që është në pushtet, kanë bërë komente nënçmuese ndaj fesë Islame dhe Profetit Muhamed, të cilët morën akuza të shumta për blasfemi nga disa kombe arabe, akuza të cilat e lanë New Delhin në përpjekje të parandalimit të pasojave të dëmshme.

Të paktën pesë kombe arabe kanë dërguar nota proteste ndaj Indisë, e edhe Pakistani e Afganistani reaguan fuqishëm gjatë së hënës kundër komenteve të bëra nga dy zëdhënës të lartë të partisë Bharatiya Janata, e cila është edhe partia e kryeministrit Narendra Modi.

Zemërimi është shfaqur në rrjetet sociale, dhe thirrjet për bojkot ndaj mallrave indiane janë rritur mes kombeve arabe.

Komentet kontroverse vijnë pas dhunës në rritje ndaj minoritetit mysliman indian, veprime e sulme këto të cilat bëhen nga nacionalistët e fesë hindu, e të cilët po kryejnë edhe më shumë sulme ndaj myslimanëve pas heshtjes së vazhdueshme të Modit ndaj këtyre sulmeve prej se e morri pushtetin në vitin 2014.

Grupet e djathta, siç janë Human Rights Watch dhe Amnesty International kanë paralajmëruar se këto sulme mund të përshkallëzohen edhe më tepër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat