Shpërthen vullkani në Filipine, hiri bllokon zonën

Azia

Shpërthen vullkani në Filipine, hiri bllokon zonën

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 13:15
Vullkani në Filipine

Shpërthimi i vullkanit Bulusan në juglindje të kryeqytetit të Filipineve bllokoi me shtëllungat e tymit dhe hi të gjithë zonë, duke bërë që autoritetet të rrisin nivelin e alarmit dhe të evakuojnë me urgjencë banorët në vend të sigurt.

“Shpërthimi filloi në orën 3 të mëngjesit dhe mendova se vetëm po binte shi, por kur pashë jashtë kishte hi kudo. Lumi ynë dikur ishte i pastër, por tani ngjyra e tij duket gri”, thotë Antonio Habitan, banor.

“Ishte ora 3 e mëngjesit kur dëgjuam zhurmën, dolëm jashtë dhe pamë vetëtimën në të gjithë vullkanin Bulusan. Rreth orës 4 të mëngjesit hiri filloi të binte në toka në një shtresë të trashë“, rrëfehet Rosalie Eco.

Qyteti Juban është një nga zonat më të prekura dhe punonjësit e urgjencës u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të ngadalësojnë shpejtësinë për shkak të shikueshmërisë së dobët të sjellë nga rënia e hirit .

Vullkani mbetet në nivelin e alarmit 1 në shkallën 5, që do të thotë se është ende në një “gjendje jonormale”. Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg “zonës së rrezikut”, ndërsa këshilluan pilotët që të shmangin fluturimin afër majës së vullkanit . Vullkani Bulusan është një nga më aktivët në Filipineve. Në janar 2018, vullkani hodhi hi rreth 2.5 km në qiell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat