Protestuesit dogjën trenat në Indi

Azia

Protestuesit dogjën trenat në Indi

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 12:27
Treni në flakë

Disa shtete anembanë Indisë, duke përfshirë Biharin dhe Telanganën, po ballafaqohen me protesta të dhunshme, ku së fundi kanë djegur edhe një lokomotivë të trenit.

Qytetarët indianë po kundërshtojnë një plan të qeverisë për të punësuar ushtarë me kontrata fikse dhe jo të përhershme.

Skema e re Agnipath synon personat e moshës 17.5 deri në 21 vjeç, raporton bbc.

Kandidatët e suksesshëm do t’i bashkohen shërbimeve të armatosura për katër vjet, pas së cilës vetëm një e katërta e tyre do të mbahen.

Protestuesit thonë se plani i qeverisë për të punësuar ushtarë të përkohshëm do të zvogëlojë shanset e tyre për të marrë punë të përhershme ushtarake, të cilat garantojnë paga dhe pensione fikse.

Qeveria thotë se reformat do të reduktojnë papunësinë dhe shpenzimet ushtarake dhe ka premtuar të krijojë qindra mijëra vende të tjera pune për të rinjtë e Indisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat