Talibanët bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare pas tërmetit shkatërrues

Azia

Talibanët bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare pas tërmetit shkatërrues

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 08:09
Një person i lënduar nga tërmeti merr trajtim në një spital në Paktika, Afganistan, 22 qershor 2022.

Udhëheqësi suprem i qeverisë afgane të udhëhequr nga talibanët i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë donacione për të ndihmuar vendin pas një tërmeti që goditi më 22 qershor, duke vrarë të paktën 1,000 njerëz. Haibatullah Akhundzada, lideri suprem i talibanëve në pushtet, në një deklaratë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, dhe të gjitha organizatave humanitare "të ndihmojnë popullin afgan në këtë tragjedi të madhe".

Afganistani është në mes të një krize humanitare dhe ekonomike, dhe Abdul Qahar Balkhi, një zyrtar i lartë i talebanëve, tha se qeveria ishte “e paaftë financiarisht të ndihmojë njerëzit në masën që është e nevojshme”.

Agjencitë e ndihmës, vendet fqinje dhe fuqitë botërore po ndihmojnë, tha ai, por “ndihma duhet të rritet në një masë shumë të madhe, sepse ky është një tërmet shkatërrues që nuk është përjetuar në dekada”

Kreu i Kombeve të Bashkuara, António Guterres tha se agjencia ishte mobilizuar plotësisht për katastrofën. Ekipet shëndetësore, furnizimet mjekësore, ushqimi dhe strehimoret e urgjencës ishin rrugës për në zonën e tërmetit, thanë zyrtarët e OKB-së.

Provinca juglindore Paktika është goditur më së shumti dhe OKB-ja po përpiqet të sigurojë strehim emergjent dhe ndihmë ushqimore. Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga reshjet e dendura të shiut dhe mungesa e burimeve.

Tërmeti më vdekjeprurës që goditi vendin në dy dekada është një sfidë e madhe për talibanët, lëvizjen islamike e cila rifitoi pushtetin vitin e kaluar pas rënies së qeverisë së mbështetur nga perëndimi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat