Shteti që ka stoqe të naftës vetëm për më pak se një ditë

Azia

Shteti që ka stoqe të naftës vetëm për më pak se një ditë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 10:09
Sri Lanka

Ministri i Energjisë i Sri Lankës, ka bërë një njoftim rreth rezervave të naftës, derisa vendi i tij është duke u përballur me krizën ekonomike më të rëndë në 70 vjetët e fundit.

Kanchana Wijesekera ka thënë se ka mjaftueshëm naftë vetëm për më pak se një ditë krahas kërkesës së rregullt, raporton BBC.

Ai po ashtu ka theksuar se dërgesa e fundit ka qenë para me tepër së dy javëve. Sipas Wijesekera ata kanë rezerva të naftës prej 12 mijë e 774 tonë dhe të benzinës prej 4 mijë e 61 tonësh.

Javën e kaluar Sri Lanka ka pezulluar shitjen e naftës për mjetet jo të domosdoshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat