Parlamenti i Shri Lankës e vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme

Azia

Parlamenti i Shri Lankës e vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Parlamenti i Shri Lankës e ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga presidenti Ranil Wickremesinghe, derisa qeveria e tij akuzon protestuesit për dhunë.

Kjo situatë u vazhdua me 120 vota pro dhe 63 kundër, nga 225 anëtarë të parlamentit sa ishin të pranishëm, deputetët tjerë abstenuan.

Vendimi për zgjatjen e gjendje së jashtëzakonshme , i fuqizon trupat ushtarak për të arrestuar dhe mbajtur të dyshuarit për periudha më të gjata në burg.

Gjendja e jashtëzakonshme kishte për të përfunduar të mërkurën nëse nuk do të ishte ratifikuar nga parlamenti, shkruan Al Jazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat