Kim Jong Un kërcënon me shfarosje Korenë Jugore

Azia

Kim Jong Un kërcënon me shfarosje Korenë Jugore

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 21:31
Kim Jong Un

Me fishekzjarre të shumta, Kim Jong-un që si rrallë herë u shfaq përkrah gruas së tij, festoi 69 vjetorin e përfundimit të luftës koreane.

Megjithatë, kërcënimi për rinisje të një lufte të re nga Kora e Jugut, nervozi liderin totalitar, i cili paralajmëroi fqinjët për pasoja fatale.

“Nëse qeveria e Koresë së Jugut dhe gangsterët në ushtrinë e saj konsiderojnë një konfrontim ushtarak me ne dhe mendojnë se mund të neutralizojnë paraprakisht pjesë të fuqisë sonë ushtarake, ata do të ndëshkohet menjëherë nga forca jonë e fuqishme dhe qeveria e Yoon Suk Yeol dhe ushtria e tij do të asgjësohet”, paralajmëroi Kim Jong Un, lideri i Koresë së Veriut.

Kjo deklaratë erdhi pasi presidenti i ri i fqinjëve jugor, Yoon Suk Yeol dhe qeveria e tij po punojnë për të forcuar aleancën ushtarake të Seulit me Shtetet e Bashkuara për aftësimin e saj që të neutralizoj  kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut.

Këta sipas  disa vëzhgueseve janë duke mos përjashtuar edhe një sulm parandalues.

Madje të dy vendet aleatë po përgatiten të zgjerojnë stërvitjet gjatë verës, duke e konsideruar atë si një provë pushtimi\.

Këtë vit, Kim ka kërcënuar gjithnjë e më shumë rivalët me programin e tij bërthamor të avancuar.

Poashtu ushtria e Kim ka testuar raketa me aftësi bërthamore që vendosin territorin e SHBA-së dhe Korenë e Jugut brenda distancës goditëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat