Marina tajvaneze paralajmëron largimin e 49 avionëve kinezë

Azia

Marina tajvaneze paralajmëron largimin e 49 avionëve kinezë

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 18:22
Rreth 10 anije të marinës kineze dhe 20 avionë ushtarakë kaluan sot vijën e ngushticës së Tajvanit

Marina tajvaneze ka bërë me dije se 49 avionë kinezë do të largohen ditën e sotme nga zona e saj e mbrojtur ajrore.

Rreth 10 anije të marinës kineze dhe 20 avionë ushtarakë kaluan sot vijën e ngushticës së Tajvanit, gjë e cila shkaktoi tensione.

Kjo erdhi pasi ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se ushtria e ishullit kishte dërguar avionë dhe anije dhe kishte vendosur sisteme raketore me bazë tokësore për të monitoruar situatën atje.

Tani, ministria e mbrojtjes tajvaneze ka thënë se avionët e saj kanë paralajmëruar largimin e 49 avionëve kinezë në zonën e saj të mbrojtjes ajrore sot.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat