Flakët “përpijnë” urën 900 vjeçare në Kinë

Azia

Flakët “përpijnë” urën 900 vjeçare në Kinë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 14:19
Pamje nga Kina

Autoritetet po hetojnë shkakun e një zjarri që përfshiu një urë të mbuluar me dru me 900 vjet histori në Kinën juglindore gjatë fundjavës.

E gjithë gjatësia e urës Wan’an duket se ishte në flakë në video dhe foto të zjarrit të së shtunës mbrëma në qarkun Pingnan të provincës Fujian. Nga flakët nuk raportohet për persona të lënduar.

Ura 98 metërshe është më e gjata e këtij lloji në Kinë.

Është rindërtuar shumë herë gjatë shekujve, së fundmi në vitin 1932. Struktura prej druri, e ngritur mbi pesë shtylla guri, kalon një lumë dhe kishte një vendkalim me çati, në qiell të hapur, raporton AP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat