Tetë persona të vdekur në Seul si pasojë e shiut më të madh në dekada

Azia

Tetë persona të vdekur në Seul si pasojë e shiut më të madh në dekada

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 08:13
Dëmet e shkaktuara pas shiut në Seul.

Të paktën tetë njerëz kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur, si pasojë e vërshimeve në kryeqytetin e Koresë Jugore, Seul.

Shirat e rrëmbyeshëm të së hënës kanë bllokuar rrugët, kanë vërshuar sistemet e metrove dhe kanë shkaktuar dëme nëpër provincat fqinje.

Agjencia për motin në këtë shtet ka thënë se në disa zona ka rënë sasia më e madhe e shiut në 80 vjetët e fundit.

Në zonën Dongjak të kryeqytetit jugkorean, është raportuar për më shumë se 141.5 milimetra shi brenda orës – njëherësh shifra më e lartë prej vitit 1942.

Sipas zyrtarëve për motin, shiu pritet të vazhdojë edhe disa ditë.

Të paktën 163 njerëz në Seul kanë mbetur pa streha të sigurta dhe janë duke qëndruar në shkolla dhe objekte tjera publike, ka raportuar agjencia jugkoreane, Yonhap.

Presidenti jugkorean, Yoon Suk-yeol, u ka kërkuar zyrtarëve qeveritarë që të evakuojnë banorët nga zonat me rrezik të lartë, si dhe u ka bërë thirrje bizneseve që t’iu mundësojnë punëtorëve orar fleksibil, për shkak të trafikut të dendur nëpër rrugë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat