Kina dhe Tajlanda përgatiten për stërvitje të përbashkët ushtarake

Azia

Kina dhe Tajlanda përgatiten për stërvitje të përbashkët ushtarake

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Ditën e nesërme Forcat Ajrore Kineze do të dërgojnë avionë luftarakë dhe bombardues në Tajlandë për një stërvitje të përbashkët me ushtrinë tajlandeze, sipas mediave të huaja.

Ministria Kineze e Mbrojtjes tha se stërvitja do të përfshijë sulme ndaj objektivave tokësore dhe dislokim të trupave në shkallë të vogël dhe të gjerë. Aktivitetet ushtarake të Kinës në rajonin Azi-Paqësor kanë alarmuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj dhe janë pjesë e konkurrencës në rritje midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin vizitoi Tajlandën në qershor si pjesë e një përpjekjeje për të forcuar atë që ai e quajti “rrjetin e pashembullt të aleancave dhe partneriteteve” të Amerikës në rajon.

Stërvitja ushtarake Falcon Strike do të mbahet në bazën Udorn Royal Thai Force Air Force në veri të Tajlandës, pranë kufirit me Laosin. Kjo vjen ndërsa SHBA-ja po zhvillon stërvitje në Indonezi me Indonezinë, Australinë , Japoninë dhe Singaporin në stërvitjen më të madhe ushtarake që nga fillimi i tyre në 2009.

Gjithashtu pason dërgimin e anijeve luftarake, raketave dhe avionëve të Kinës në ujërat dhe hapësirën ajrore përreth Tajvanit në një përgjigje kërcënuese ndaj një vizite të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Nancy Pelosi në ishullin e vetëqeverisur, të cilin Kina e pretendon si territorin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat