Irani mbyll përkohësisht pikat kufitare me Irakun për shkak të mbipopullimit

Azia

Irani mbyll përkohësisht pikat kufitare me Irakun për shkak të mbipopullimit

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 06:12
Foto ilustrim

Irani njoftoi të premten se të gjashtë pikat kufitare tokësore me Irakun janë mbyllur përkohësisht deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të mbingarkesës, motit të nxehtë dhe mungesës së lehtësirave për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e pasagjerëve, sipas agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Mbyllja u njoftua nga Majid Mir-Ahmadi, kreu i Shtabit Qendror të Arbainit të Iranit, pasi pikat kufitare tokësore janë bllokuar nga miliona iranianë që shkojnë në Irakun fqinj për pelegrinazhin vjetor të Arbainit.

Vendkalimet kufitare janë Mehran, Khosravi, Shalamcheh, Chazzabeh, Tamarchin dhe Bashmaq.

Zyrtarët e lartë iranianë, përfshirë presidentin Ebrahim Raisi, po ndjekin rihapjen e pikave kufitare.

Gjatë ceremonive të Arbainit, miliona njerëz nga e gjithë bota udhëtojnë në Irak për të ecur në këmbë midis qyteteve irakiane të Naxhafit dhe Qerbelasë, mes të cilëve iranianët përbëjnë një shumicë dërrmuese.

Pelegrinazhi i sivjetshëm i Arbainit vjen pas dy viteve të kufizimeve të pandemisë COVID-19.

Sipas vlerësimeve, rreth 5 milionë iranianë po shkojnë në Irak për pelegrinazh, duke rezultuar në bllokime trafiku dhe kaos në pikat kufitare në provincat perëndimore të Iranit, Ilam dhe Khuzestan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat