Mësuesi hedh ujë të valë mbi djalin 8-vjeçar

Azia

Mësuesi hedh ujë të valë mbi djalin 8-vjeçar

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 18:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një mësues shkolle thuhet se ka hedhur ujë të vluar mbi një djalë 8-vjeçar në Raichuru të Indisë për shkak të jashtëqitjes në uniformë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur më 2 shtator por u zbardh së fundmi.

Djali i klasës së dytë në shkollën fillore Sri Ganamatheshwara në Maski të distriktit Raichuru të Karnataka kishte zhytur uniformën e tij të shkollës.

Mësuesi Huligeppa thuhet se ka derdhur ujë të valë për të ndëshkuar nxënësin. Si pasojë, djali mësohet se ka pësuar djegie 40% dhe po trajtohet në spitalin Lingasaguru Taluk. Fotot e tij në spital po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Që nga ngjarja, mësuesi mësohet se ka munguar në shkollë. Por, prindërit e djalit me sa duket janë kërcënuar nga disa persona në pushtet, por për të cilët nuk kanë bërë denoncim në polici.

Ironikisht, komiteti i mirëqenies së fëmijëve ose ndonjë departament/zyrtar nuk e vizitoi kurrë viktimën.

Mësuesi Huligeppa ka të kaluar kriminale, pasi në vitin 2015, ai u kap nga policia me pretekstin se mbante armë të mprehta dhe tentoi të vriste ish-deputetin Manappa D Vajjal të zonës zgjedhore Lingasaguru.

Ai ishte maskuar si një shenjtor dhe bredh nëpër shtëpinë e Manappa. Policia kishte arritur ta kapë dhe tek ai kishte gjetur armë të mprehta.

Në komisariatin e Lingasaguru kundër tij u regjistrua një rast tentativë për vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat