​Pas vërshimeve në Pakistan po përhapet malaria

Azia

​Pas vërshimeve në Pakistan po përhapet malaria

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Në zonat e prekura nga përmbytjet e Pakistanit, gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë nga malaria dhe 324 persona kanë vdekur nga pasojat e kësaj sëmundjeje, njoftuan sot autoritetet pakistaneze, sipas të cilave situata mund të dalë jashtë kontrollit nëse nuk do të ketë një ndihmë urgjente.

Qindra-mijëra njerëz të zhvendosur nga përmbytjet jetojnë në mjedis të hapur dhe ujërat e ndenjur që u derdhën gjatë përmbytjeve u përhapën në një sipërfaqe prej qindra kilometrash.

Vlerësohet se do të duhen nga dy deri në gjashtë muaj që uji të zvogëlohet dhe infeksionet e lëkurës dhe syve, diarreja, malaria, tifoja dhe ethet e dengës po përhapen në popullatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat