Fundoset varka, humbin jetën mbi 30 emigrantë

Azia

Fundoset varka, humbin jetën mbi 30 emigrantë

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Të paktën 34 emigrantë kanë vdekur pasi anija me të cilën po udhëtonin u mbyt në brigjet e Sirisë. Të mbijetuarit po trajtohen në një spital në qytetin jugor të Sirisë, Tartus. Emigrantët dyshoheshin se ishin larguar nga Libani i veriut për në Evropë në fillim të kësaj jave.

Zyrtarët thanë se varka po transportonte midis 120 dhe 150 persona nga Minyeh, pranë qytetit port libanez Tripoli. BBC raporton se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë në kushte sfiduese. Ushtria libaneze shpëtoi 55 persona në bordin e varkës në ujërat territoriale të vendit.

E vendosur në bregun mesdhetar të Sirisë, Tartus ndodhet rreth 30 milje në veri të qytetit port libanez të Tripolit. Në fillim të këtij muaji, gjashtë persona, përfshirë fëmijë, humbën jetën kur një varkë që transportonte emigrantë nga Libani në Evropë u fundos në brigjet e Turqisë.

Sipas UNHCR-së, Libani pret rreth 1.5 milionë refugjatë sirianë dhe pothuajse 14,000 nga vende të tjera. Ai pret numrin më të madh të refugjatëve për frymë në botë.

Megjithatë, vendi po përballet me një krizë të rëndë ekonomike , të nxitur nga Covid-19 dhe shpërthimi i portit të Bejrutit në vitin 2020, me më shumë se 80% të popullsisë që lufton për të përballuar ushqimin dhe ilaçet. Situata ka një ndikim të rëndë në popullsinë emigrante të vendit, shumë prej të cilëve po zgjedhin të ikin në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat