​Stuhia Noru pritet të godasë pjesën veriore të Filipineve

Azia

​Stuhia Noru pritet të godasë pjesën veriore të Filipineve

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Filipineve shpalli gjendjen e alarmit të lartë ditën e sotme për shkak se një stuhi tropikale me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta pritet në pjesët veriore të vendit, të cilat u goditën nga një ciklon i fuqishëm muajin e kaluar.

Stuhia tropikale Noru parashikohet të sjellë shi në disa provinca sonte, duke përfshirë Cagayan dhe Isabel, dhe do të vazhdojë të lëvizë në brendësi të tokës nesër, thanë meteorologët.

Stuhia tropikale Noru, e shoqëruar me erëra deri në 110 kilometra në orë, vjen pasi tre persona vdiqën në Filipinet veriore në gusht, si pasojë e stuhisë tropikale Ma-On, e cila u shoqërua me shira të dendur që shkaktuan përmbytje dhe shkaktuan rrëshqitje të dheut.

“Cikloni tropikal parashikohet të intensifikohet dhe të shndërrohet në një tajfun në 12 orët e ardhshme”, thuhet në buletinin e agjencisë së motit të botuar në orën 17:00 me kohën lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat