Grusht shteti kundër Xi Jingpin? Ç'po ndodh në Kinë?

Azia

Grusht shteti kundër Xi Jingpin? Ç'po ndodh në Kinë?

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 09:21
Xi Jingpin

Një 'vello' misteri është përhapur në Kinë me raporte edhe për një grusht shteti.

Sipas mediave të huaja, fakti që dhjetëra fluturime për në Kinë janë anuluar në orët e fundit ka ndezur një valë pyetjesh në mediat sociale me shumë që thonë "diçka po ndodh".

Gazeta britanike "The Telegraph", megjithatë, e përgënjeshtron këtë informacion për grusht shteti në Kinë, duke cituar një qarkullim të pazakontë informacioni dhe raporton se tensioni mund të jetë për shkak të mandatit të tretë për të cilin presidenti kinez po përgatitet, ndërsa muajin e ardhshëm është kongresi i madh i Partisë Komuniste.

"Nuk ka asnjë provë për një grusht shteti në Kinë dhe nuk ka arsye për të menduar qoftë edhe nga distanca se ekzistonte një mundësi,"- tha Nathan Ruser, një studiues kinez.

Presidenti Xi Jingpin, shton ai, nuk mund të përmbyset sepse janë anuluar disa fluturime ose nuk ka marrë pjesë në disa takime.

Përdorues të tjerë, megjithatë, pohojnë se gjithçka është në rregull në Kinë dhe se nuk ka ndodhur asnjë grusht shteti. Madje, ata justifikojnë heshtjen e presidentit kinez, duke thënë se ka shumë gjasa që ai të jetë izoluar, për arsye shëndetësore, pas Samitit në Shangai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat