Dita e 11-të e protestave në Iran, 76 viktima deri më tani

Azia

Dita e 11-të e protestave në Iran, 76 viktima deri më tani

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 09:06
Protestat në Iran

Sot është shënuar dita e 11-të e protestave në Iran, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini. Protestat për vdekjen e 22-vjeçares Mahsha Amini vazhdojnë, me gra që presin flokët dhe protestojnë kundër mbajtjes së detyrueshme të hixhabit në Iran.

“Sipas informacioneve nga Human Rights, të paktën 76 persona janë vrarë në protestat në 14 provinca të vendit”, tha OJQ-ja në një deklaratë, duke sqaruar se “gjashtë gra dhe katër fëmijë” ishin në mesin e viktimave.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi kishte kërkuar të shtunën e kaluar nga forcat e sigurisë që të reagojnë “me vendosmëri kundër atyre që dëmtojnë sigurinë dhe paqen e vendit dhe popullit”.

Protestat nisën më 16 shtator, ditën kur vdiq Mahsa Amini, pasi ajo u arrestua më 13 shtator në Teheran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat