​Irani sulmon kurdët në Irak, nëntë të vrarë

Azia

​Irani sulmon kurdët në Irak, nëntë të vrarë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Nëntë persona u vranë në një sulm nga sistemet raketore dhe dronë ndaj militantëve në rajonin kurd në Irakun verior, të kryer nga Garda Revolucionare iraniane, sipas zyrtarëve lokalë.

Sulmi erdhi pasi autoritetet iraniane akuzuan disidentët e armatosur kurdë iranianë për përfshirje në trazirat që po tronditin tani Iranin.

Zyrtari tha se nëntë persona u vranë dhe 32 u plagosën në sulmet pranë Erbilit dhe Sulaymaniyah në Kurdistanin irakian.

“Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe numri i të vdekurve mund të rritet”, tha zyrtari në një deklaratë.

Dëshmitarët okularë thanë se të paktën 10 baza të kurdëve iranianë pranë Sulaymaniyah në Kurdistanin irakian u goditën sot në një sulm me dron.

Ministria e Jashtme e Irakut dënoi sulmet, ndërkohë që Garda Revolucionare iraniane njoftoi se do të vazhdojë të sulmojë terroristët në rajon.

Të shtunën dhe të hënën, Garda Revolucionare e Iranit kreu një seri sulmesh artilerie dhe sulmesh me dron mbi pozicionet kurdë si një përgjigje ndaj protestave të vazhdueshme që tronditin Iranin për vdekjen e një 22-vjeçares me origjinë kurde, Mahsa Amini.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje Iranit të mërkurën herët që të përmbahet nga përdorimi i "forcës së panevojshme ose jo proporcionale" kundër protestuesve.

Amini, një vajzë nga provinca e Kurdistanit të Iranit, ra në koma dhe vdiq në paraburgim në Teheran javën e kaluar pasi u arrestua nga policia morale për mosbindje ndaj rregullave të veshjes së hixhabit.

Vdekja e saj ndezi protesta në shkallë të gjerë në rrugët e Iranit, të parat që kur autoritetet shtypën protestat kundër rritjes së çmimit të benzinës në vitin 2019.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat