Izraeli vendos mitraloz të komanduar në distancë në postbllokun e Bregut Perëndimor

Azia

Izraeli vendos mitraloz të komanduar në distancë në postbllokun e Bregut Perëndimor

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Ushtria izraelite shihej dje të kishte vendosur një automatik rrotullues të komanduar në distancë në qytetin Hebron në Bregun Perëndimor, duke thënë se do të përdoret për “shpërndarjen e turmave”.

Arma me pamje futuristike është instaluar në një postbllok në rrugën Shuhada, një vendndodhje e shpeshtë protestash të palestinezëve në qytet, shkruan e përditshmja izraelite Haaretz.

Sistemi që është aktualisht duke u testuar, mund të lëshojë granata shurdhuese, gaz lotsjellës, plumba me majë gome, dhe mund të komandohet nga operatori në distancë.

“Kjo është pjesë e përmirësimeve të ushtrisë për përdorimin e masave të aprovuara për shpërndarjen e turmave”, tha një ushtarak për gazetën izraelite, teksa shtonte: “Kjo nuk përjashton mundësinë e përdorimit të plumbave të zjarrit.

Arma është vendosur në një zonë të populluar dendur, që do të thotë se “çdo dështim i teknologjisë mund të ketë pasoja te shumë njerëz,” tha për gazetën Issa Amro, aktiviste e të drejtave të njeriut në Hebron.

“Kjo është pjesë e tranzicionit nga kontrolli njerëzor te ai teknologjik. Ne palestinezët jemi objekt eksperimentimi dhe trajnimesh për teknologjinë ushtarake të Izraelit, e cila nuk i jep llogari askujt për atë që bën,” shtonte Amro.

Në një numër incidentesh, plumbat e gomës kanë shkaktuar gjymtime të përhershme te palestinezët, megjithse konsiderohen ai “jo-fatale”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat