Koreja e Veriut lëshon raketa balistike për të katërtën herë gjatë javës

Azia

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike për të katërtën herë gjatë javës

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Koreja e Veriut të shtunën lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, duke shënuar kështu testimin e katërt gjatë javës, thonë autoritetet koreano-jugore dhe japoneze.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, tha se ‘obsesioni’ i Koresë së Veriut me armë bërthamore po thellon vuajtjen e popullit të tij, derisa paralajmëroi për ‘përgjigje’ nga ushtritë e Koresë së Jugut dhe të ShBA-së nëse armë të tilla përdoren.

“Koreja e Veriut nuk e ka braktisur obsesionin e saj me armët dhe raketat bërthamore, përkundër kundërshtimeve ndërkombëtare në 30 vjetët e fundit. Zhvillimi i armëve bërthamore do të shtyjë drejt vuajtjeve edhe më shumë popullin koreano-veriorëve”, tha Yoon gjatë ceremonisë së Ditës të Forcave të Armatosura.

“Nëse Koreja e Veriut pretendon të përdorë armët bërthamore do të ballafaqohet me përgjigjje dërrmuese nga ushtria jonë dhe aleanca me ShBA-në”, tha presidenti i Koresë së Jugut, raporton France24, transmeton Klankosova.tv.

Testimi i raketave nga Koreja e Veriut gjatë javës po cilësohet si përgjigjje ndaj ushtrimeve detare të fundit të kryera nga Koreja e Jugut dhe ShBA-ja, si dhe ushtrimeve të tyre të tjera ku u përfshi edhe Japonia. Këto ushtrime ushtarake Koreja e Veriut i sheh si provokim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat