Tensionet mes dy Koreve, analisti ushtarak ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë

Azia

Tensionet mes dy Koreve, analisti ushtarak ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut, kanë lansuar për herë të parë raketa në ujërat e brigjeve të njëra-tjetrës. Seuli në një farë forme u hakmor të mërkurën, vetëm tri orë pasi Pheniani lansoi një raketë që ra më pak se 60 kilometra nga qyteti Sokcho në jug të vendit.

Në anën tjetër, Cheong Seong-chang, analist ushtarak nga Instituti Sejong në Korenë e Jugut, ka thënë për AFP se lansimi i sotëm i raketave “është demonstrimi më agresiv i armatosur” kundër Koresë së Jugut që nga viti 2010”.

“Situata tani është e rrezikshme dhe jostabile, mund të çojë deri te konflikti i armatosur”, shtoi analisti ushtarak. E situatën e tensionuar në rajon e komentoi edhe kryeministri japonez Fumio Kishida, i cili theksoi para gazetarëve se lansimi i raketave nga Koreja e Veriut është kërcënim i drejtpërdrejtë.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit Nacional për Siguri, si pasojë e rritjes së tensioneve në Gadishullin Korean. Yaukazu Hamada, ministri japonez i Mbrojtjes, tha se sot Koreja e Veriu lansoi të paktën dy raketa që ranë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat