Aktorja e njohur iraniane pozon pa shami

Azia

Aktorja e njohur iraniane pozon pa shami

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 10:26
Taraneh Alidoosti

Një aktore e njohur iraniane ka postuar një imazh të saj në Instagram pa shami si shenjë solidariteti me protestat antiqeveritare.

Taraneh Alidoosti, e njohur më së shumti për rolin e saj në filmin fitues të Oskarit “Shitësi”, në duar mbante edhe një një tabelë ku shkruhej “Gruaja, Jeta, Liria” në gjuhën kurde.

Slogani është bërë një thirrje e zakonshme nga tubimet mes protestuesve.

Protestat e nxitura nga vdekja e Mahsa Aminit në paraburgim janë duke hyrë për në javën e shtatë.

22-vjeçarja, vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit në Teheran për dyshimin se kishte shkelur rregullat strikte të Iranit që kërkonin që gratë të mbulonin flokët me një hixhab ose shami islamike.

Alidoosti është një nga aktoret më të suksesshme të Iranit dhe ka më shumë se tetë milionë ndjekës në Instagram. Ajo luajti në filmin “Shitësi” , i cili fitoi një çmim Oscar në vtin 2016 për filmin më të mirë ndërkombëtar të metrazhit të gjatë.

Ajo është zotuar më parë se do të qëndrojë brenda Iranit me çdo çmim dhe e ka ndërprerë karrierën e saj për të mbështetur familjet e atyre që u vranë në shtypjen e demonstruesve nga forcat e sigurisë.

Aktivistët lokalë të të drejtave të njeriut thonë se të paktën 328 njerëz janë vrarë dhe 14,800 të tjerë janë arrestuar, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat