Akuzohet për “luftë” kundër Zotit, dënohet me vdekje reperi në Iran

Azia

Akuzohet për “luftë” kundër Zotit, dënohet me vdekje reperi në Iran

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Reperi Saman Yasin është dënuar me vdekje pasi protestoi kundër regjimit Mullah në Iran. Reperi 27-vjeçar u arrestua në fillim të tetorit në një demonstratë në Teheran dhe tani është dënuar me vdekje. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, akuza ndaj tij është “luftë kundër Zotit”.

Në ligjin islamik, kjo i referohet edhe protestave kundër autoriteteve.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 1000 persona janë akuzuar që nga shpërthimi i protestave mbarëkombëtare në Iran. Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënës gjyqësor të martën, siç raporton agjencia iraniane e lajmeve Isna.

Protestat në Iran erdhën nga vdekja e vajzës 22-vjeçare Mahsa Amini. Ajo u arrestua për shkelje të kodeve islame të veshjes.

22 vjeçarja vdiq në paraburgimin e policisë më 16 shtator. Që nga vdekja e saj, dhjetëra mijëra kanë demonstruar në të gjithë vendin kundër qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat