​Protestuesit në Iran kanë bërë thirrje për një grevë tre-ditore këtë javë

Azia

​Protestuesit në Iran kanë bërë thirrje për një grevë tre-ditore këtë javë

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 16:56
Foto nga vendngjarja

Demonstruesit në Iran sot bënë thirrje për një grevë tre-ditore këtë javë në një përpjekje për të mbajtur presionin mbi autoritetet për vdekjen e Mahsa Amini në paraburgim, me protesta të planifikuara në ditën kur presidenti Ebrahim Raisi është planifikuar t'u drejtohet studentëve në Teheran.

Raisi pritet të vizitojë Universitetin e Teheranit të mërkurën, e cila festohet si Dita e Studentëve në Iran.

Sipas postimeve individuale në Twitter, protestuesit po bëjnë thirrje për greva të tregtarëve dhe një tubim pranë sheshit Azadi (Liria) të Teheranit që të përkojë me Ditën e Studentëve.

Thirrje të ngjashme për greva dhe mobilizim masiv në javët e fundit kanë përshkallëzuar trazirat që kanë kapluar vendin.

Agjencia aktiviste e lajmeve HRANA njoftoi se 70 protestues, duke përfshirë 64 të mitur, ishin vrarë deri të shtunën.

Në njoftim thuhet gjithashtu se janë arrestuar 18.210 demonstrues dhe se janë vrarë 61 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Protestat në të gjithë vendin filluan pasi një grua e re iraniane, Mahsa Amini, 22 vjeç, vdiq në paraburgimin e "policisë së moralit" më 16 shtator.

Gazeta britanike “Mirror” raportoi sot se “policia e moralit” e Iranit është shfuqizuar pas më shumë se dy muajsh protesta nga demonstruesit.

“Policia e moralit nuk ka asnjë lidhje me sistemin e drejtësisë dhe është shfuqizuar”, tha të shtunën në mbrëmje Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Mohammad Jafar Montazeri.

"Policia e Moralit" ishte e bashkuar me forcat iraniane të sigurisë dhe detyra e tyre ishte të zbatonin moralin islam, siç udhëzohej nga klerikët kryesorë të Republikës Islamike.

Ajo u formua në vitin 2006, gjatë kohës së presidentit Mahmud Ahmadinexhad, me qëllim që të "përhapte kulturën e veshjes modeste dhe hixhabit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat