Tmerr në Kinë, familjarët djegin trupat e të afërmëve në sheshe pasi nuk ka më vende në morg

Azia

Tmerr në Kinë, familjarët djegin trupat e të afërmëve në sheshe pasi nuk ka më vende në morg

Më: 4 janar 2023 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Shpërthimi i rasteve të koronavirusit në Kinë, i cili ka rezultuar që të mbushen morgjet, shtëpitë funerale si dhe krematoriumet. Kështu që shumë të afërm të viktimave vendosën të djegin njerëzit e tyre në mes të rrugës.

Siç vë në dukje në artikullin e saj Daily Mail, shpërthimi i rasteve ndodhi që në momentin kur qeveria e vendit vendosi t’i japë fund zbatimit të politikës së zero rasteve me Covid.

Shumë njerëz kanë humbur jetën nga COVID dhe nuk ka më vende të lira për trupa të tjerë në morgjet e spitaleve. Krematorët kanë përfituar nga kjo situatë dhe po bëjnë punë “të arta”, pasi kanë rritur çmimet për shërbimet që ofrojnë.

Si pasojë familjarët e viktimave, siç shihet në imazhet dhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, vazhdojnë me djegien e trupave të afërmevë të tyre në parqe dhe sheshe.

Në njërën prej pamjeve, një arkivol druri në anë të një rruge shihet i përfshirë nga flakët, ndërsa në një video tjetër, banorët e Shangait qëndrojnë në një parking dhe shikojnë një djegje të një trupi. Në të dyja videot trupat janë të mbështjellë me çarçafë.

Sipas ekspertëve, Kina mund të përballet me 2.1 milionë vdekje të tjera në muajt e ardhshëm. Ndërkohë që pretendimi i qeverisë Xi është se vetëm 5,000 vdekje janë regjistruar që nga përfundimi i politikës “zero COVID”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat